Maqedoni

Mazuti i dyshimt, Bekteshi: Nëse ka parregullsi, do ta njoftojmë prokurorinë

21.05.2021 16:31

Nëse do të konstatohet parregullësi në procedurat e improtit të mazutit të dyshimt do të njoftojmë prokurorinë publike për veprim...

Nëse do të konstatohet parregullësi në procedurat e improtit të mazutit të dyshimt do të njoftojmë prokurorinë publike për veprim. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi I cili njotoi se për momwentin janë duke u mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e tij. Shtoi se të gjitha rregulloret e Ministrisë së Ekonomisë janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e Komisionit Evropian dhe Bashkësisë energjetike edhe në pjesën e squfurit edhe në pjesën e karakteristikave të tjera, të cilat kontrollohen në përputhje me standardin e Maqedonisë.
 
“Për momentin jemi duke mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e mazutit të dyshimtë dhe kur do t’i kemi të gjitha të dhënat do ta informojmë publikun sa i përket asaj se çfarë është konstatuar nga insitucionet, dhe me siguri nëse ka pasur lëshime me siguri ato informacione do ti ndajmë eddhe me publikun.”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
 
ZEKIRJA MEXHITI