Maqedoni
Covid 19, 15 viktima dhe 46 raste të reja
21.05.2021 18:07
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.487 teste...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.487 teste, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja me virusin korona.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 89 pacientë të shëruar ndërsa janë konfirmuar 15 viktima nga Covid 19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.982 raste, prej të cilëve 146.721 janë shëruar, kurse 5.280 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 2.981 raste aktive me koronavirus.
