Botë
Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Hong-Kong
29.11.2014 14:47
Disa mijëra aktivistë prodemokratik mëngjesin e sotëm u përleshën me policinë në Hong-Kong...

Disa mijëra aktivistë prodemokratik mëngjesin e sotëm u përleshën me policinë në Hong-Kong, e cila kishte për qëllim të ndërmerr një pjesë të njërit prej vendeve më të mëdha dhe më të ashpra për tubim të demonstruesve.
Pas pushimit disaorësh, erdhi deri në kaos kur disa mijë policë filluan t'i dëbojnë demonstruesit.
Tensionet më të reja shpërthyen derisa autoritetet tashmë me muaj po tentojnë të gjejnë zgjidhje për krizën më të rëndë në ish koloninë britanike pasi që ajo u kthye në administrim të Kinës në vitin 1997.
Demonstruesit kërkojnë që qeveria e Hong-Kongut të heq dorë nga plani i imponuar nga liderët komunist të Kinës, ndërsa sipas të cilit komisioni i përbërë nga pjesëtarë të elitës së nënshtruar ndaj Pekinit do t'i vlerësojë kandidatët për lider të Hong-Kongut në zgjedhjet në vitin 2017./MIA
