Maqedoni

Vizita e diplomatëve Silva dhe Varheji: Zaev:Propozimi i tyre, bazë që tejkalon pengesat

21.05.2021 18:30

Propozimi i diplomatëve, Silva dhe Varheji, është bazë e mirë për të mënjanuar pengesat...

Propozimi i diplomatëve, Silva dhe Varheji, është bazë e mirë për të mënjanuar pengesat për fillimin e bisedimeve. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë, Zoran Zaev, pas mbarimit të takimit me delegacionin e BE-së dhe vendit tonë.
 
Ekipi qeveritar ka informuar diplomatët evropianë se nuk pranojnë të negociojnë për çështjet identitare, ndërsa shpresohet edhe për një mirëkuptim me qeverinë bullgare për pozicionin e vendit tonë. Është moment i përshtatshëm për të hapëruar drejt nisjes së bisedimeve me BE-në, deklaroi kryeministri Zaev.
 
“Me rëndësi është se në këtë moment me plot përgjegjësi mund të themi se propozimi është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes për problemin, me të cilin do të mund të tejkalohen të gjitha pengesat dhe bisedimet do të hapen përmes mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut. Për ne është e një rëndësie të veçantë që përmes kësaj propozim zgjidhjeje assesi nuk preket identiteti dhe çështjet identitare, me ç’rast pozicioni ynë është i kënaqshëm, ndërsa jemi fuqishëm të bindur se propozimi është bazë e fuqishme për pozicionet kruciale të Bullgarisë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Silva: Kuptuam qëndrimet, vazhdojmë tutje
 
Ministri i jashtëm portugez Silva në deklaratën e tij shpresoi që nga vendet anëtare të BE-së të gjendet unanimitet në miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe RMV-në. Takim i sotëm tha se do t’i shërbejë Portugalisë për të vazhduar më tutje me përpjekjen për të tejkaluar bllokadën Shkup -Sofje.
 
“Bisedimet ballë për ballë janë gjithmonë të rëndësishme sidomos për punët diplomatike. Patëm takim të frytshëm dhe si presidencë i kuptuam më mirë  qasjen,  pozicionet, idetë dhe interesat  RMV-së. Kjo do të na ndihmojë në punën tonë me presidencën... Zgjerimi si proces është i rëndësishëm edhe për shtete aspirate edhe për Evropën sepse kjo sigurim rajon stabil, të sigurt dhe prosperues.”,- tha ministri i jashtëm i Portugalisë, Augosto Silva.
 
Diplomacia fluturake e Brukselit dhe Lisbonës në Sofje dhe Shkup u realizua për të përafruar qëndrimet mes dy shteteve dhe këta të fundit të arrijnë një marrëveshje për kontestin ndër-shtetëror,  para samitit të Këshillit të BE-së,  ën fund të qershorit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU