Maqedoni
Mariçiq: Nevojitet ligj i posaçëm për Gjykatën Kushtetuese
21.05.2021 19:16
Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, në një debat për "gjyqësorin e kushtetueses" ka theksuar nevojën për rregullimin e pozitës...

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, në një debat për "gjyqësorin e kushtetueses" ka theksuar nevojën për rregullimin e pozitës, të drejtave dhe obligimet e gjykatësve kushtetues me ligj të posaçëm.
Mariçiq ka theksuar se që të mund të arrihet nivel i lartë i efikasitetit në punë dhe funksionim pa pengesa të Gjykatës Kushtetuese është e nevojshme të mundësohet pavarësi financiare dhe administrative.
“Nëse merret parasysh sasia, kompleksiteti i punës dhe detyrat të cilat i kryejnë gjykatësit kushtetues, nëse shihet thelbi i punës së kësaj gjykate, mund të përfundojmë se ata duhet të jenë të pozicionuar në një pozitë më të lartë nga ajo në të cilën ndodhen gjykatësit në gjykatat e rregullta. Që të mund të arrihet nivel më i lartë i efikasitetit gjatë punës është e nevojshme të mundësohet pavarësi financiare dhe administrative për funksionim pa pengesa.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Nevojën për pavarësi funksionale, buxhetore dhe administrative të Gjykatës kushtetuese e ka theksuar edhe Kryetari i kësaj gjykate, Sali Murati. Sjellja e ligjit të posaçëm për Gjykatën Kushtetuese është në drejtim të mendimit edhe të Komisionit të Venecias. Reforma e paralajmëruar për digjitalizimin e gjyqësorit do të përfshijë edhe Gjykatën Kushtetuese, u theksua me këtë rast.
FLORIJE BELULI KAMBERI
