Maqedoni

ASh-AA: Osmani rehabiliton bashkëpunëtorët e Gruevskit

21.05.2021 19:38

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se me emërimet e disa anëtarëve...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se me emërimet e disa anëtarëve në këshillin që do duhet të planifikojë strategjinë e jashtme për 10 vitet e ardhshme po rehabilitohen figura të afërta me Gruevskin.
 
Nga koalicioni ASH-AA thonë se është e pakuptueshme se çfarë strategjie mund të na përgatisin figura shoviniste dhe të komprometuara si Srgjan Kerim dhe Valentina Bozhinovska.
 
“E rikujtojmë opinionin se Srgjan Kerim ishte i akuzuar për kalim ilegal në kufi të parave të fshehura nëpër shishe dhe se po i njëjti ishte shkaktar i shkatërrimit masiv të profesionit të gazetarisë në vend, kur la një morri gazetarësh të aftë dhe të njohur pa punë dhe pa rroga të paguara. Ndërkaq Valentina Bozhinovska i është e njohur mirë opinionit, kur e frymëzuar nga vepra e Adolf Hitlerit kërkoi që në stilin e tij të kryhet operacion i “natës së thikave” me të cilin do të pastroheshin një herë e mirë personat që i zinin rrugën kryetarit të saj të atëhershëm Gruevski, si nga radhët e maqedonasve ashtu edhe në radhët e shqiptarëve.”,- deklaroi Shefik Duraku nga ASH-AA.