Botë

Gjykata në Egjipt vendosi se Mubaraku nuk është fajtor

29.11.2014 15:11

Gjykata egjiptiane sot i tërhoqi akuzat kundër ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak në gjykimin e përsëritur...

Ai paraprakisht u akuzua për vrasjen e demonstruesve në trazirat në vitin 2011.
 
Gjykata mori vendim edhe se Mubaraku nuk është fajtor për akuzat për korrupsion gjatë furnizimit të gazit natyror nga Izraeli.
 
Mubaraku u akuzua se me shtatë ish komandantë ishte i involvuar në vrasjen e qindra demonstruesve gjatë protestave në vitin 2011, të cilat sollën deri në fund të sundimit të tij tredekadësh.
 
Këshilli ankues dënimin e parë me burg të përjetshëm e shfuqizoi në vitin 2012 për shkaqe teknike. Aktvendimi i ri duhej të shqiptohet më 27 shtator, por gjykatësi kryesor Mahmud Kamel al Rashidi e anuloi, për shkak se nuk ka përfunduar me shënimin e elaborimit.
 
Pas aktvendimit lirues, një funksionar anonim gjyqësor tha se Mubaraku megjithatë nuk mund të dalë nga burgu, pasi gjendet në vuajtjen e dënimit trevjeçar me burg, për rast tjetër me korrupsion.
 
Edhe ish ministri i Punëve të Brendshme Habib al Adli dhe gjashtë ndihmësit e tij, të cilët ishin të akuzuar për vrasjen e demonstruesve në vitin 2011, janë liruar nga gjykata.
 
Mubarak, nga spitali ushtarak në gjykatë është dërguar me helikopter, ndërsa policia e përforcoi praninë e saj, ashtu që në Kajro janë sistemuar 5.000 policë./MIA