Filipçe: Gjendja me pandeminë po përmirësohet, vaksinimi rrugë e vetme për normalizimin e jetës “Covid 19”
Pas një viti e gjysmë betejë me virusin korona....

Pas një viti e gjysmë betejë me virusin korona, gjendja me pandeminë në vend ditëve të fundit po shkon drejtë përmirësimit, thotë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Por sipas tij vetëm me vaksinimin e qytetarëve jeta mund ti kthehet gjendjes normale të para pandemisë.
“Mbetëm me vaksinim të një numri sa më të madh qytetarësh do të shpëtojmë jetë njerëzish dhe një orë e më parë do ti japim fund kësaj krize. Vaksinimi është mënyra e vetme që të kthejmë jetën ashtu siç e kemi ditur para pandemisë. T’i kthejmë të gjitha gjërat e bukura të cilat ndaluan: shoqërimin, koncertet dhe ahengjet. Sa më shpejtë dhe më shumë qytetarë vaksinohen, aq më shpejtë, përsëri do t’i shënojmë rastet e gëzimit, ditëlindjet e të dashurve, dasmat e të afërmve, arritjet e mëdha jetësore. Vaksinimi na e kthen lirinë”- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Misnistri apelon që qytetarët të paraqiten për tu vaksinuar në veb faqen “Vakcinacija.mk”.
“Kjo është luftë e përbashkët, secili është i rëndësishëm. Paraqituni në ëeb faqen ‘vakcinacija.mk’ dhe bëjeni ate dhe për ata që këtë nuk mund ta bëjnë vet. Flisni me të afërmit tuaj të cilët ende kanë dilemë. Bartne porosinë pse pështë me rëndësi secili të vaksinohet” – u shpreh Filipçe.
Deri tani interesim për tu vaksinuar kanë shprehur rreht 400 mijë qytetarë. Deri të premten janë vaksinaur gjithsej 244 mijë e 518 persona, ndërsa 38 mijë e 505 tanimë kanë marrë edhe dozen e dytë.
51 të infektuar, 84 të shëruar dhe 16 të vdekur
Numri i rasteve aktive me Kovid 19 është ulur në 2930 persona. Në raportin e 24 orëve të fundit bëhet e ditur se nga 4.060 testime janë regjistruar 51 raste të reja, 84 janë shëruar ndërsa 16 të tjerë kanë humbur jetën.
Kjo ulje e numrit të personave të infketuar ka ndikuar në uljen e pacientëve në trajtim spitalorë, prandja shum spitale i kanë mbyllur qendrat kovid dhe i janë kthyer punës normale.
Por gjithsesi masat mbrojtëse janë në fuqi dhe duhet respektuar pasi autoritetet shëndetësore kanë thënë se ende është herët të shpallet fitore ndaj “Covid 19”.
