RMV në pritje të Samitit të qershorit, Ruzhin: Shpresat tek Diplomacia e Brukselit

22.05.2021 15:10

Vetëm një muaj para samitit të Këshillit të BE-së....

Vetëm një muaj para samitit të Këshillit të BE-së, asnjë zgjidhje në drejtim të kontestit Shkup –Sofje i cili rjedhimsiht i hap rrugën aspiratave eurointegruese të vendit. Ish ambasadori Nano Ruzhin mendon se janë shtetur të gjitha forcat diplomatike të vendit për të gjetur zgjidhje me fqiun lindor.

Shpresat duhet mbështetur në forcat evropiane të BE-së, e cila ka shtuar përpjekjet për t’ju ardh në ndihmë dy vendeve fqinjë një gjetjen e pajtueshmërie, ndër-shtetërore, thotë, Ruzhin.

“Askush nuk mund të përgjigjet saktësisht për këtë çështje në këto momente, por investimi është  në raportet e fuqive në Bruksel të cilat fuqishëm institojnë në fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë dhe nga ana tjetër,  Bullgaria që është kundër. Nëse mund të gjendet ndonjë urë mes këtij problemi të madh me fqiun tonë lindor me ndonjë kombinim të caktuar, me margjinalzimin  e problemeve kryesore apo prolongimin, të fillojnë bisedimet ndërsa paralelisht të kërkohet solucion me Bullgarinë. Në të kundërtën Bullgaria  do të insistojë në veto dhe ky mjet nuk është popular në BE. Në këto momente asgjë nuk varet nga diplomaca jonë por nga diplomcia e BE-së, para së gjithash nga Franca dhe Gjermania”- tha ish Ambasadori, Nano Ruzhin.

Në samitin e qershorit autoritetet e vendit shpresojnë se do të ketë unanimitet mes vendeve anëtare të BE-së për të miratuar kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve, megjithëse druajnë nga pozicioni bullgar, aq më tepërt kur atje për momentin kemi qeveri teknike dhe jo politike.

Një mundësi tjetër është edhe samitit i tetorit, kur me presidencën e BE-së do të udhëheq Sllovenia, shtet  që njeh mirë politikat ballkanike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)