Konkursi për regjistrimin e nxënësve, SH.M. e Sarajit ofron 3 drejtime atraktive
Shkollat e mesme në vend...

Shkollat e mesme në vend veçmë kanë shpallur konkursin intern për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2021 - 2022.
TVM 2 vizitoi shkollën e mesme në Komunën e Sarajit e cila veçmë ka filluar parapërgaditjet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve.
Në vitin e pare sipas Drejtorit Bedri Gjureci, do të regjstrohen 204 nxënës edhe atë në drejtimet gjimnaz, ekonomi dhe shëndetësi.
Ai më tej shton se pranimi I dokumenteve për regjistrim do të bëhet më 14 deri më 17 qershor, ndërsa kjo shkollë ofron drejtime atraktive për kyçjen e menjëhershme të nxënësve në tregun e punës.
“Në Komunën e Sarajit është vetëm një shkollë e mesme prandaj ne jemi shtrirë në më shumë fusha dhe më shumë drejtime, gjimnaz ekonomi dhe drejtësi që asnjë shkollë nga Qyteti i Shkupit nuk i ka përfshirë këto drejtime. Nëse flasim për drejtimin e gjimnazit të gjitha kushtet i ka për drejtimin ekonomik sepse në Komunën e Sarajit gravitojnë një numëri madh i ndërrmarrjeve ekonomike dhe rezultatet që tregojnë nga oda ekonomike dhe kjokumunë ka nevojë për këto drejtime që të kyçen menjëherë në punë” – tha Drejtori i SH.M në Saraj, Bedri Gjureci.
Risi për këtë vit është drejtimi i shëndetësisë ku parashihet një paralele në drejtimin e infermierisë, ndërsa pjesa praktike e mësimit do të realizohet në kuadër të Spitalit Shtetëror.
“Pjesa praktike e mjekësisë e drejtimit shëndetësor do të mbahet në Spitalin Shtetëror dhe nuk ka ndonjë përparësi apo mangësi, kushtet do të jenë të njejta , kolektivi është i ri poashtu edhe shkolla prandaj sugjeroj që nxënësit të preferojnë kët shkollë dhe të jenë të kënaqur edhe ata si shkollë por edhe ne si kolektiv” – deklaroi Gjureci.
Gjureci më tej shton se nëse paraqitet numër më i madh i nxënësve do të ketë testim kaulifikues, ndërsa rezultatet nga regjistrimi do të shpallen më 17 Qershor. (Flutura Latifi, TVM2)
