Janev prononcohet rreth kontestit me RMV-në, nuk mund të dalim nga korrniza e Parlamentit
22.05.2021 16:04
Kryeministri i qeverisë së përkohshme bullgare, Stefan Janev....

Kryeministri i qeverisë së përkohshme bullgare, Stefan Janev ka deklaruar se vendi I tij është I gatshëm për dialog dhe zgjidhje praktike të kontestit me Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë në Televizionin Nacional të Bullgarisë, Janev tha se qëndrimi bullgar është i formuar me deklaratën e Parlamentin dhe mbetet i pandryshuar.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime joformale dhe të fillojmë punën praktike për temat”, tha Janev i cili shtoi se Bullgaria vazhdon të sheh të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një paketë.
