Botë

Ferguson: Arrestohen edhe 15 demonstrues

29.11.2014 15:16

Policia në Ferguson sot arrestoi edhe 15 demonstrues gjatë protestave të reja kundër vendimit që të mos gjykohet polici i bardhë...

Policia në Ferguson sot arrestoi edhe 15 demonstrues gjatë protestave të reja kundër vendimit që të mos gjykohet polici i bardhë, i cili në gusht vrau një djalosh të ri të paarmatosur afroamerikan.
 
Arrestimet janë bërë kur njerëzit e tubuar kanë refuzuar të shpërndahen pasi që policia këtë e ka kërkuar nga ata. Policia potencoi se protestat kanë pasur karakter të qetë dhe se në to nuk kanë mrrë pjesë më shumë se njëqind persona.
 
Dje demonstruesit për një periudhë të caktuar e bllokuan edhe punën e qendrës tregtare afër Fergusonit.
 
Gjatë natës qindra persona në marsh protestues kanë kaluar afër administratës qytetare të policisë, duke e bllokuar lëvizjen nëpër rrugë dhe duke u ndaluar para disa ndërtesave afariste./MIA