Armëpushimi në Gaza porespektohet, arrijnë konvojet e para me ndihma humanitare
Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë....

Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës, po respektohet.
Pavarësisht përplasjeve ndërmjet policisë izraelite dhe protestuesve palestinez para xhamisë Al Aksa në Jerusalem, me çrast pati edhe dhjetra të lënduar, nuk u raportua se Hamasi ka hedhur raketa nga Gaza ose nëse ushtria izraelite të ketë kryer sulme ajrore gjatë të shtunës.
Armëpushimi nisi në orët e para të së premtes, duke i dhënë fund 11 ditëve të bombardimeve mes dy palëve, që shkatërruan Gazën dhe ngritën shqetësime në mesin e komunitetit ndërkombëtar, se konflikti mund të zgjerohej në një konflikt rajonal.
Egjipti, që së bashku me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka ndërmjetësuar ndaljen e luftimeve, ka dërguar një delegacion në Izrael për të diskutuar për mënyrat për të përforcuar armëpushimin, përfshirë këtu edhe dërgimin e ndihmës humanitare për palestinezët në Gaza.
Konvojet e para me ndihmë humanitare tanimë kanë arritur në Rripin e Gazës, ndërsa ndihma për rindërtimin e Gazës ka premtuar edhe nga presidenti amerikan Biden. Ndërsa si pjesë e përpjekjeve merikane për të përforcuar amë pushimin Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet t’i vizitojë të mërkuren dhe të enjten Izraelin dhe Bregun Perëndimor.
Ndërkohë Spanja ka kërkuar njohjen e Palestinës në kuadër të nismës në OKB për dy shtete. Palestinën e pavarur deri tnai e kanë njohur 8 vende anëtare të BE-së.
