Pandemia, OBSH: Viktimat nga “Covid 19” janë 2-3 herë më të larta

22.05.2021 17:27

Numri i vdekjeve që i atribuohen direkt...

Numri i vdekjeve që i atribuohen direkt ose indirekt pandemisë COVID-19 mund të jenë 2 ose 3 herë më të larta njofton OBSH. 

Sipas analizave,shifrat e jetëve të humbura mund të jenë nga 6 në 8 milionë persona në mbarë botën, ndërsa zyrtarisht thuhet se pandemia ka shkaktuar 3.4 milionë viktima.

Sipas këtyre të dhënave vetëm në vitin 2020 nga Covid19  jetën e kanë humbur 3 milionë persona ose 1.2 milion më shumë se ato që janë raportuar zyrtarisht.

“Pandemia është ende duke u përhapur dhe ne po shohim rritje të vdekjeve në Amerikën Latine dhe në Azi, veçanërisht në Indi dhe Nepal. Jemi të sigurt të themi se ajo që po shohim sot me 3.4 milionë vdekje të jetë 2 ose 3 herë më e lartë. Në këtë llogari përfshihen edhe personat që humbën jetën pa mundur të testohen për Covid-19 apo ata që për shkak të kushteve të vështira u shmangën nga kujdesi shëndetësor” – thonë nga OBSH.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar më shumë se 1 milion viktima nga Covid-19. Mbi 300 mijë humbje jetësh janë regjistruar në Indi.

Në Britaninë e Madhe është rritur numri i të infektuarve nga variant Indian, prandaj për tiu shmangur rrezikur.

“Covid 19”, BE: Gjermania dhe Kina ndihmojnë vendet e varfëra  

Gjermania i ndalon hyrjen udhëtarëve nga Britania e Madhe përveç atyre thelbësore në vend, duke e cilësuar këtë vend si “zonë shqetësuese të varianteve”, gjithashtu Gjermania është shprehur e gatshme të ndihmojë vendet e varfëra.

“Për shkak se COVAX nuk ka vaksina të mjaftueshme këtë vit, Gjermania do të dhurojë rreth 30 milion doza për vendet më të varfra dhe në zhvillim deri në fund të këtij viti, me kusht që të marrim vaksinat që kemi porositur. Edhe vendet e tjera europiane do të bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë që Bashkimi Europian të jetë në gjendje të dhurojë rreth 100 milion doza deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, është inkurajuese që industria do të sigurojë rreth 1.3 miliardë doza për vendet më të varfra dhe ato me të ardhura të nivelit të mesëm” – u shpreh Kanclarja gjermane, Angela Merkel.

BE do të furnizojë me 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 vendet më të varfëra.

“Të gjithë, kudo, do të kenë akses tek vaksinat.’Team Europe’ synon të japë të paktën 100 milionë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të ndërmjetme para fundit të vitit 2021” – theksoi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von De Layer.

Edhe Kina ka premtuar tre miliardë dollarë për përkrahje të veprimeve kundër COVID-19 dhe të rimëkëmbjes ekonomike e shoqërore në vendet e tjera në zhvillim. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)