VMRO-DPMNE mbështet protestën për të dënuarit e 27 prillit

22.05.2021 18:15

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe njëher....

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe njëher u ka dalë në mbrojtje personave të dënuar në rastin e 27 prillit në Kuvend. Kreu I kësaj partie Hristian Mickovski ka bërë të ditur se kjo parti do ta mbështet protestën e cila është thirrë të mbahet më 29 maj të këtij viti, por ka sqaruar se ky subjekt politik nuk është organizator. Sipas Mickosvskit këto njerëz janë dënuar padrejtësisht dhe padrejtësishtë janë kualifikuar si terroristë.

“VMRO-DPMNE ka një qëndrim preciz për atë çështje. Këta janë njerëz që janë dënuar padrejtësisht dhe janë kualifikuar si terroristë. Është një turp për sistemin gjyqësor, i cili i lejon këta njerëz deri më sot të mos jenë në gjendje të përdorin një mjet juridik, dmth të jenë në gjendje të apelojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, në Gjykatën Supreme, apo Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne qartë dhe me zë të lartë kemi thënë se, po, ata mund të kenë shkelur ligjin. Disa prej tyre rrëfyen para gjykatës se po ne e pranojmë se kemi thyer ligjin, por ne jemi të gatshëm të përgjigjemi për atë që kemi thyer ligjin, por ne nuk jemi terroristë, Pra, përgjigjja e tyre është po, VMRO-DPMNE do t'i mbështesë ata. VMRO-DPMNE nuk është organizatore e protestave por do të mbështesë ato” – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

LSDM, e turpshme që VMRO po mbron banditët

I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së, sipas së cilës VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë në mbrojtje të krimit dhe dhunës.

Sipas kësaj partie është e turpshme që ata po mbrojnë banditë, të cilët në ditën më të errët të demokracisë maqedonase, 27 Prill 2017, sulmuan Parlamentin dhe u përpoqën të vrisnin deputetë, gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare.

“VMRO-DPMNE dhe humbësi Hristijan Mickoski janë në mbrojtje të krimit dhe dhunës. Është e turpshme që ata po mbrojnë banditë, të cilët në ditën më të errët të demokracisë maqedonase, 27 Prill 2017, sulmuan Parlamentin dhe u përpoqën të vrisnin deputetë, gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare. Banditët pas të cilëve qëndron VMRO-DPMNE-ja u tërbuan nëpër tempullin e demokracisë, rrahën deputetët para kamerave, thyen, shkatërruan, u përpoqën të shkelnin vullnetin e popullit dhe e sollën vendin në prag të luftës civile, nuk e mbrojtën Kushtetutën, por mbrojti karrigen e të arratisurit nga drejtësia Nikola Gruevski”

Sipas kësaj partie qytetarët nuk janë për krim dhe dhunë, nuk janë për hipokrizi, gënjeshtra dhe bllokada, prandaj VMRO-DPMNE do të qëndrojë në opozitë për një kohë të gjatë”, thonë nga LSDM. (Fitim Kryeziu, TVM2)