VMRO-DPMNE: Kur Bullgaria refuzon, Zaev kot sheh bazë në negociata

22.05.2021 18:30

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski...

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ka kritikuar kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qëndrimin që ka mbajtur ai, për propozimin e eurokomisariar Varhej dhe minsitrit portugez Silva, të prezentuar në Sofje dhe Shkup për zhbllokimin e fillimit të bisedimeve me BE-në. 

Nikollovski nuk dëshiron të thotë  nëse propozimi është i pranueshëm ose jo për VMRO-në, por vlerëson se gjasat janë shumë të vogëla për të gjetur “gjuhë të përbashkët” pasi Bullgaria e ka refuzuar propozimin.                                                                 “Ne nuk nuk jemi njofuar detajisht në lidhje me propozimin e fundit,  prandaj dhe nuk mund t’ju themë nëse ky propozim është ose jo i pranueshëm për ne, mirëpo mund t’ju themë një që kam dëgjuar nga mediat, se Bullgaria  ka refuzuar propozimin e fundit, dhe në këtë drejtim dua të pyes se për çfarë politikan amater duhet bërë fjalë kur dëgjoni se Bugaria e ka refuzuar propozimin, ndërsa Zoran Zaev del dhe thotë ky propozim është bazë e mirë për të negociuar, ndërsa shohin se ajo bazë fare nuk egziston sepse pala tjetër që duhet të negociojë veçmë e ka refuzuar. Kjo gjë që është dëmtim shtesë i interesave dhe pozicioneve nacionale maqedonase dhe është edhe një konfirmim se për këtë çështje, sipas Zoran Zaevit do të negociohet jashtë marrëveshjes me Bullgarinë” – tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM, VMRO bënë çmos që RMV të dështojë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së.                                                            

“Nikollovski, i cili është burim i lajmeve të rreme, i mohuar nga ambasadat e huaja, që moti ka humbur besueshmërinë e tij si politikan dhe vetëm  rejshëm  shtiret se është i shqetësuar për perspektivën evropiane e këtij vendi. Si një ndjekës dhe dëgjues i Nikolla Gruevskit, së bashku me shefin e tij Mickoski janë fajtorë për izolimin e vendit ndërkombëtar për 11 vite me radh. Në vend që të bashkohen dhe të japin mbështetje, Nikollovski dhe VMRO DPMNE po bëjnë gjithçka që Republika e Maqedonisë Veriore të dështojë, por kjo nuk do të ndodhë”, - thuhet në reagimin e LSDM-së.

Janev prononcohet rreth kontestit me RMV-në: Nuk mund të dalim nga korniza e Parlamentit

Nga ana tjetër Kryeministri i qeverisë së përkohshme bullgare, Stefan Janev ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për dialog por se qëndrimi bullgar është i formuar me deklaratën e Parlamentin dhe mbetet i pandryshuar.

Pozicioni bullgar është i qartë. Ne nuk mund të dalim nga korrniza e caktuar nga parlamenti bullgar. Por ne jemi të gatshëm për bisedime joformale me Maqedoninë dhe udhëheqësinë e saj dhe të fillojmë edhe punën praktike në temat që mund të shëndrrohen në udhërrëfyes për të dalur nga kjo situatë, sepse pozicioni i përgjithshëm bullgar është se Bullgaria e mbështetë ardhëmërinë evropjane të Maqedonisë dhe Bullgarisë, theksoi kryemisnitri bullgar Janev. (Rexhep Qamili, TVM2)