Botë

Papa Françesku vizitoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në Stamboll

29.11.2014 15:23

Papa Françesku, sot gjatë vizitës së tij në Turqi, ka vizituar Xhaminë e Sulltani Ahmetit në Stamboll...

Papa Françesku, sot gjatë vizitës së tij në Turqi, ka vizituar Xhaminë e Sulltani Ahmetit në Stamboll, që njihet edhe si Xhamia e Kaltër, në shenjë respekti për Islamin.
 
Ai ka qëndruar në Xhaminë e Sulltan Ahmetit përkrah Muftiut të Madh të Stambollit, Rahmi Jaram.
 
Ai sot do të vizitojë edhe ish-kishën bizantine të Shën Sofisë. 
 
Ndërkaq, dje në Ankara, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.
 
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale./MIA