Kumanovë: Mbahet koncerti i muzikës klasike

23.05.2021 13:54

Në përputhje me masat parandaluese të përhapjes së Korona Virusit...

Në përputhje me masat parandaluese të përhapjes së Korona Virusit dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbrëmë në qytetin e Kumanovës u mbajt edicioni i gjashtë i Koncertit të Muzikës Klasike.

Ky event u mbajt në Pallatin e kulturës ku para publikut kumanovar  performuan Kuarteti harkorë “Viva Strings” pjesë e Filharmonisë së RMV-s, Duo Valmir Shala – Tenor, Vita Guheli – Soprano si dhe Agron Shujaku në piano.

Orhan Shaqiri, organizator i këtij koncerti edhe njëherë theksoi se edhe përkundër situatës me pandeminë ne së bashku me ju, me sukses po realizojmë këtë event tradicional kulturor artistik.

“Ndjej për obligim që t’ju falenderoj juve që jeni prezent dhe që ndatë kohë të jeni bashkë me ne në edicionin e gjashtë të koncertit të Muzikës Klasike. Ky proekti i yni më vec ka filluar të marrë kahje të plotë të pjekurisë dhe profesionalizimit në aspektin organizativ si dhe atë artistic. Sëbashku me shoqatën “Ultra” rradhazi 3 vite jemi duke përsosur organizimin e këtij koncerti.”, theksoi para të pranishmëve organizatori i këtij eventi, Orhan Shaqiri.

Nga ana tjetër edhe performuesit por edhe publiku u ndanë të kënaqur nga realizimi i këtij eventi kulturor artistik.

“Vërtetë kemi shiju edhe skenën edhe kemi kalu mirë meqë se ka qenë hera e parë për ne në Kumanovë, me të vërtetë ishte një ndjenjë e veçantë”, - tha për TVM2, soprano Vita Guheli.

“Në Kumanovë është hera e pare që po performoj koha ishte e mirë, publiku i kënaqur nga koncerti besoj se kemi sjellur gjallëri në këto kohë të vështira si për performuesit por edhe për popullatën e përgjithshme, por ja që u freskuam pakë me anë të jetës kulturore”, - tha për TVM2, tenori Valmir Shala.

“Ka kohë që na kanë munguar kto evente, u kënaqëm shumë sidomos muzika klasike na ka munguar shumë, ishte një performance e jashtëzakonshme me me profesionistë siç ishin kuarteti dhe duo performanca e dy operistëve”, u shpreh Emira Ymeri, spektatore.

Ndryshe, Koncerti i Muzikës Klasike është bërë tradicional dhe i njejti po përkrahet financiarisht nga Komuna e Kumanovës por jo edhe nga Ministria e Kulturës së RMV-së. (Fatlum Aqifi, TVM2)