Strugë, eveniment sportiv “Vrapi i Poezisë”
Qyteti i urave dhe poezisë sot shkruajti një të re në sport...

Qyteti i urave dhe poezisë sot shkruajti një të re në sport, ku u organizua ngjarja e madhe sportive "Vrapi i poezisë".
Në garë morën pjesë rreth 600 atletë dhe adhurues të vrapit nga vendi dhe jasht. Evenimenti u mbajt në në përputhje me të gjitha protokollet për mbrojtje nga Kovid 19.
Qëllimi i kësaj ngjarje është promovimi i sporteve por edhe krijimi i përmbajtjes së re turistike për të tërhequr mysafirë.
“Shpresojmë që të gjithë pjesmarrësit të jenë të kënaqur me këtë ngjarje, atmosfera është pozitive, protokolli i mbrojtjes nga Covid 19 respektohet" – tha Mimi Stojanoska, sportiste nga Struga.
Gara ishte me destinacion prej 5 km por me garë konkuruese prej 10km, ndërsa kishte garë edhe për fëmijë prej 1 km.
“Jam i nderuar të jem pjesmarrës në edicionin e parë të Vrapi i Poezisë në Strugën e bukur dhe shpresoj që kjo ngjarje të rritet në një traditē dhe të ketë edhe shtigje më të mëdha për ne sportistët" – tha një sportist.
“Në Strugën tonë të bukur është nder për të hapur një ngharje e tillë, ku jepet gjithçka prej vetes. Mendoj që edhe edhe ne edhe publiku do të kontribuojmë që kjo të rritet në një ngjarje të rëndëshishme dhe të jetë çdo vit" – u shpreh një tjetër sportist.
Për tre dekada në qytetin e Strugës nuk kishte asnjë garë. Kjo është arsyeja pse sportistët dhe aktivistët planifikuan një ngjarje të tillë e cila mendohet të kthehet në traditë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
