LSDM dhe VMRO-DPMNE këndvështrime të ndryshme për ekonominë
Të gjitha të dhënat zyrtare....

Të gjitha të dhënat zyrtare tregojnë se gjendja e konomis së vendit është është e qëndrueshme, edhe në kohë pandemie vlerësojnë nga LSDM. Sipas kësaj aprtie pagat po rriten në mënyrë të vazhdueshme ndërsa paga mesatare mujore neto në mars të vitit 2021 arriti në 28,217.00 denarë, apo për 6.8 % më e lartë se muajin e njejtë të vitit 2020.
“Përveç luftimit të pandemisë, ne premtuam ekonomi dhe drejtësi. Ne e realizuam atë. Më shumë para në xhepat e punëtorëve dhe parat tek qytetarët është pjesë e konceptit politik të LSDM-së. Për herë të parë në muajin mars të këtij viti, u regjistrua rritje serioze në rritjen e prodhimit industrial prej 7.6 %. Indeksi i xhiros së përfitimit në Industri ka shënuar rritje prej mbi 27.1 përqind. Në tremujorin e parë të vitit 2021, tregtia e jashtme u rrit me 15.8 përqind, ndërsa eksportet në të njëjtën periudhë u rritën me 18.1 përqind. Përkundër të gjitha bllokadave të mundshme nga VMRO-DPMNE në Parlament, masat e zbatuara dhanë rezultate. Ne kemi krijuar më shumë se 100,000 vende pune. Ne mbështetëm mbi 400,000 qytetarë dhe 35,000 kompani. Mbi 65 miliardë denarë u injektuan direkt në familje dhe ndërmarrje.” – u shpreh zhëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Por nga VMRO-DPMNE-ja kanë përgënjeshtruar këto pohime të partisë në pushtet, duke i quajtur si të pa vërteta, dhe se e vërteta është se ekonomia po shkonë drejt shkatërrimit, borxhi po rritet, Maqedonia është në recession.
“Maqedonia po hyn në borxhe, borxhi po rritet me shpejtësi, Maqedonia është në recesion, ekonomia është në rënie të lirë, mbledhja e taksave është e pa realizueshme, pdhe në gjithë këtë LSDM ka një zgjidhje e ajo është rritja e taksave për qytetarët. Dhe në vend që të shërbejë si shembull për të tjerët, kjo është një listë ku tregon kompanitë të cilat nuk kanë paguar tatim shtetit, e këto janë pikërishtë kompanitë e Zaevit. "Dravas Engineering" DOO Strumica, i ka borxh shtetit në vlerë prej 41 milion 325 mijë denarë, "Sara Engineering" DOO Strumica me 33 milion e 812 mijë denarë të papaguar. Ose gjithsej mbi 75 milion denarë. Kompanitë e Zoran dhe Vice Zaevit i detyrohen 1 milion e 220 mijë euro taksa shtetit” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naumçe Stoilkovski.
Sipas VMRO-DPMNE-së tani është bërë e qartë se pse Drejtoresha e Drejtoris për të ardhurat Publike Sonja Llukarevska, emërohet nënkryetare e LSDM-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
