“Covid 19”, 15 të vdekur, 37 të infektuar dhe 69 të shëruar
Numri i rasteve të reja me kovid 19....

Numri i rasteve të reja me kovid 19 në vend vazhdon të ejtë I ulët po mbetet I lartë numri I të vdekurve. Në 24 orët e fundit nga 3143 të testuar janë regjistruar vetëm 37 raste të reja, 69 janë shëruar ndërsa 15 persona e kanë humbur jetën, 12 prej të cilëve në spital dhe 3 në kushte shtëpiake.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjsitruar gjithsejt 155 mijë e 63, të infektuar prej të cilëve 146 mijë e 869 janë shëruar, 5311 kanë vdekur, ndërsa aktualisht 2883 persona janë të infektuar me kovid 19.
Numri i përgjithshëm i kovid pacientëve që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet tjera të vendit është gjithsejt 329 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 7 pacientë, ndërsa gjithsejt në kryeqendrë po trajtohen 127 kovid pacientë, derisa në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit po mjekohen 202 pacientë, bëjnë të ditur nga Minsitria e shëndetësisë.
Nga kjo minsitri njëherit bljnë të ditur se të shtunën janë vaksinuar 4.148 persona ndërsa deri tani janë aplikuar gjithsej 259.577 doza vaksinash, ndërsa janë rivaksinuar 38.806 qytetarë.
Me shifrat e fundit 45,7 për qind e popullatës mbi 70 vjeç janë marrë të paktën një dozë vaksinë, 39 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë.
