Zaev, “Non Paperat” për Ballkanin janë shqetësues
“Non – Paper-at” e fundit...

“Non – Paper-at” e fundit, me të cilët vizatohen kufij të rinj në Ballkan I sheh me shqetësim kryemisnitri Zoran Zaev.
Edhe pse RMV-ja është në NATO, kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohem – ka deklaruar Kryeministri Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”.
Ai thekson se non pejperët po paraqiten derisa BE ka bllokuar integrimet.
“’Non-Paper-at’ për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më shqetësojnë, për shkak se në Ballkan ende nuk janë shëruar plagët. Kur BE-ja na bllokon të gjithë neve, kur po ndalet procesi ynë eurointegrues, nuk mendoj vetëm për RMV-në, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë, po paraqiten disa NON – PAPER-a, disa ide tjera radikale” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
I pyetur nga gazeta serbe nëse është i shqetësuar nga propagimi për “Shqipëri të Madhe”, Zaev thot se ka shqetsim edhe pe do të ishte vështirë të përfshinte Maqedoninë e Veriut që është vend anëtar i NATO-s.
“Asnjëher nuk mund të them JO me bindje të plotë, por kjo do të jetë e vështirë për RMV sepse jemi anëtare e NATO-së, dhe do tju bëjmë ballë çfardolloj kërcënimi për rezikim territorial, do të duhet të aktivizohet neni 5 nga Marrëveshja me NATO-në. Ky nen do të na mbronë prej çfardollo kërcënimi, me parimin një për të gjithë, të gjithë për një, por nuk mund të them asnjëher me siguri JO, sepse anjëher nuk mund të dini se deri ku dikush mund tër provokonë me këto tema. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte që të gjitha vendet të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe të NATO-së” – deklaroi Zaev.
Sa i përekt dialogut Prishtinë -Beograd, Zaev citohet të ektë thënë se është për një rajon stabil dhe të sigurtë.
“Për ne, gjithçka që është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, është një zgjidhje e mirë që do të garantojë paqë në Ballkan, integrimin evropian, siguri dhe të ardhme për të gjithë bashkësitë etnike që jetojnë në këtë rajon” – theksoi Zaev.
Integrimi në planin doganor dhe ekonomik siq është mini shengeni me Shqipërinë dhe Serbinë duhet të funksionon vitin e ardhëshëm, sepse sipas tij për këto kanë kaluar një sërrë ligjesh në Parlamentet e vendeve anëtare të këtij mini shengeni. (Fitim Kryeziu, TVM2)
