OBSH: Vaksinat u përgjigjen të gjitha varianteve të “Covid-19”

23.05.2021 16:01

India nuk gjen qetësi....

India nuk gjen qetësi, pas shpërthimit të Covid-19 vendi po përballet me përhapjen e ‘kërpudhës së zezë’, një infeksion që ka shënuar mbi 9 mijë raste ditore, kjo smundje i prek të gjithë pacientët e infektuar  me COVID 19 dhe dyshohet se është një variant i ri i këtij virusi që nuk është shfaqur deri tani dhe ka një normë vdekshmërie prej 50%.

Numri i viktimave  nga COVID 19 në SHBA shkon në 589 mijë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri me 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.862 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 161 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 127 milionë dozën e dytë.

Shumë persona në SHBA refuzojnë të marrin dozën e dytë të vaksinës, për këtë arsye disa udhëheqës shtetërorë kanë filluar të ofrojnë stimuj për të motivuar ata që janë ende në dyshime për t’u vaksinuar duke ju dhuruar  100 dollarë bono kursimi ose kartelë dhuratë. 

Italia vendos masa më rigoroze në këtë drejtim, sepse jep urdhër të  shkohet në çdo shtëpi për ti vaksinuar të gjithë. Në Itali vaksinohen më shumë se 30 milionë njerëz nga Covid 19,  ndërsa 10 milionë prej tyre kanë marrë dy dozat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent disa vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson, AstraZeneca e së fundi edhe vaksinën kineze të Sinovac. Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani.

Pas disa javësh dyshime për ndikimin e vaksinave, OBSH ka dhënë një përgjigje nëse janë apo jo vaksinat funksionale ndaj mutacioneve që kanë dalë ose mund të krijohen.

“Të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale. Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani”. – tha Hans Kluge nga OBSH.

Pfizer dhe Biontek dhurojnë dy milliard doza për vendet e varfëra

Imunizimi i popullësis shkon shumë ngadal në vendet e varfëra për këtë arsye kompanitë farmaceutike kanë vendosur të dhurojnë vaksina falas

“Një miliard dozat e para të vaksinave do të dorëzohen këtë vit dhe pjesa tjetër në vitin 2022. Kemi vendosur ta ndërmarrim këtë hap për ta luftuar betejën me Covid sepse gati 1.5 miliardë doza vaksinash që janë administruar në më shumë se 180 vende të botës, vetëm 0.3% janë shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa 85% në vendet më të pasura të botës” – u shpreh Kreu Ekzekutiv i Kompanisë “Pfizer”, Albert Bourla.

Kompanitë farmaceutike të SHBA-së Moderna dhe Johnson & Johnson gjithashtu premtuan dhurime përkatësisht prej 200,000 dhe 100,000 dozash. Bashkimi Evropian u angazhua të kontribuonte “të paktën” 100 milionë doza. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)