Listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Jashari: Vonesat, pasojë e ‘luftës’ brenda partiake
Partitë politike vazhdojnë të mos publikojnë listat e garuesve...

Partitë politike vazhdojnë të mos publikojnë listat e garuesve për zgjedhjet lokale të tetorit. Mospublikimi i emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave ndodh si pasojë e fërkimeve brenda partiake për listat finale të garuesve zgjedhor, vlerëson analisti Hasan Jashari.
Bazuar në zgjedhjet e kaluara, Jashari thotë se kjo praktikë do të ripërsëritet edhe në zgjedhjet e tetorit.
“Ne të gjithë e dijmë se ka një luftë jashtzakonisht të vështirë brenda partiake për të arritur që të hyhet në lista ose për këshilltarë komunal ose për kryetar komune dhe kjo është shpesh herë garë e brylave dhe zakonisht duhet një debat i gjerë, publik dhe një debat brenda partiak që të rezulton pastaj me disa emra të cilat pastaj, zakonisht i vendosin për shkak të qetësisë brenda partiake i vendosin kryetarët e partive si njerëz më autoritativ, si njerëz të cilët më mirë i njohin kandidatët edhe si njerëz të cilët goditjet që mund të jenë si reaksion i kandidatëve që nuk do të arrijnë të futen në listë, pra do ti rezistojnë më lehtë.“ – u shpreh analisti politik, Hasan Jashari.
Jashari: Shpallja e vonuar, përzgjedhje jo e drejtë
Jashari thotë se moszyrtarizimi i emrave ndikon për një garim dhe përzgjedhje jo të drejtë.
“Dihen ato pretendimet se kush, si don të garojë, sidomos prefektët, të cilët janë aktual, kryetarët e komunave disa prej tyre kanë shpallur më se do të jenë kandidat potencial dhe të tjetër poashtu lobojnë andej këndej dhe poshtë lartë dihen ata, por do të ishte më mirë që të ketë më herët të shpallen listat e pretendendëve që në mes tyre të ketë një ballafaqim, një konkurencë edhe një debat i ideve kreative të cilat do të ndikonin te popullata që të pëlqejnë ndonjë prej tyre më së tepërmi.” – tha Jashari.
BDI ende pa emra konkret, edhe pse qarqe brenda partisë kërkojnë debat të brendshëm dhe ndryshime për përpilimin e listave.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në rrethin e parë zgjedhor do të konkurojnë të vetëm, por që në rrethin e dytë do të rishikojnë interesin e programit zgjedhor.
VMRO – DPMNE thonë se përpos kandidatëve partiak në listat e tyre mund të figurojnë edhe njerëz apariak. Socialdemokratët mund edhe të cungohen pas paralajmërimeeve për kandidatura të pavarura në Ohër. (Meral Ismaili, TVM2)
