Ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, Selmani:Duhet plotësim dhe kategorizim të ligjit

23.05.2021 16:36

Mos dekretimi i ligjit për legalizimin e ndërtimeve....

Mos dekretimi i ligjit për legalizimin e ndërtimeve të jashtligjëshme nga ana e presidentit Stevo Pendarovski nuk përmbyll çështjen.

Me vendim të Qeverisë i njejti është kthyer sërisht në Kuvend, do të ketë debat publik, ndërsa miratimi i sërishëm i të njejtit nga ana e shumicës paralamentare sipas nenit 75 të Kushtetutës obligon prezidentin të nënshkruaj atë.

Profesori univerzitar Bashkim Selmani thotë se për të përmbushur nevojat e qytetarëve propozim Ligji duhet të kategorizohet dhe plotësohet në disa nene ,pasi që me përmbajtjen aktuale Ligji privilegjon të gjithë ata që të cilët njihen si "krimi urban" dhe në kontinuitet bëjnë uzurpime të pronave publike.

“Sygjerimit tona do të ishin që ky ligj të riplotësohet, sidomos në 6 nene, të bëhet kategorizimi i pronës, kategorizimi i ndërtimeve, periudhat kohore. Kategrozimi i parë do të thotë se  në qoftëse është bërë një ndërtim i egër në pronën publike apo private dhe të njejtat vazhdojnë me konteste gjyqësore atëherë bie në kundërshtim me ligjet pozitive dhe gjithë ato godina që aktualisht më tepër iu kanë rrënuar shqiptarëve, atëherë duhet ta bëjnë kompenzimine tyre” – u shpreh eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, Selmani: Shteti ka për qëllim të mbushi buxhetin

Selmani akuzon se sjellja e Ligjit me përmbajtje të tillë dhe pa plotësime bëhet për përfitime të ngushta dhe për mbushje të buxhetit dhe jo për të mirë të qytetarëve.

“Kjo nënkupton se ligjet që i sjell Qeveria i sjell për interesa të veta por jo edhe për interesin e qytetarëve sepse më këtë ligj, me këto nene do të përfitojnë vetëm pushtetarët të cilët janë të lidhur me këto ndërtime të egra. Kjo nuk shihet në këtë mënyrë por shihet në atë se të plotësohet buxheti. Pra qëllimi është të plotësohet buxheti dhe jo dëmi afatgjatë që u shkaktohet afatgjatë. Ju i shihni më tepër se si godinat shihen si varreza të gjalla për syrin e qytetarit e cila paralelisht krijon edhe depresion tek qytetarët” – tha Selmani.

Mos dekretimi i Ligjit nga ana e presidentit erdhi pas reagimeve të shumta të qytetarëve dhe Organizatave Jo-qeveritare  dhe shoqatave te arkitekteve  të cilat ligjin e shohin si mjaft të dëmshëm për shoqërinë dhe shtetin.

Pas vendimit të Qeverisë që ligji të ktheht në Kuvend ,siguruan  se me legalizimin nuk do të përfshihen objektet e jashtëligjshme në rajonet e mbrojtura si dhe të gjithë cështjet tjera që I kanë potencuar opinioni  dhe qytetarët. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)