Kodra e Diellit, 100 vikend shtëpiza pritet të legalizohen
Ligji i ri për legalizime të objekteve....

Ligji i ri për legalizime të objekteve pa leje që pritet të miratohet për here të dytë nga ana e kuvendit, pasi të njejtin e refuzoi ta nënshkruaj presidenti i shtetit pas votimit të parë, parasheh edhe legalizimin e 100 vikend shtëpizave të ndërtuara pa leje në Kodrën e Diellit.
Nga Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, thonë se kët objekte duhet të legalizohen, por paraprakisht duhet krijuar një komision për vlersimet e tyre nëse i plotësojnë kushte për legalizim.
“Ata objekte janë ne një numër mjaft të madh, në 10 vitet e fundit janë mbi 100 objekte të ndërtuara, një pjesë e tyre janë ndërtuar në parcela private ku pronarët i kanë blerë nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve, në vitin 2003/2004. Ka edhe shtëpiza ku janë ndërtuar në tokat shtetërore, dhe e njejta nuk është tokë ndërtimore, dhe nuk është e detajuar me planë detal urbanisitik.Tani flitet se Komuna e Tetovës, përgadit një plane urbanistik të detajuar, këtë informacion e kemi ne si Inciativ” – tha Hamdi Sulejmani nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Nga ana tjetër përgjesësi për vikend shtëpizat në Kodrën e Diellit thotë se ka një numër të madhë shtëpizave të ndërtuara pa leje, dhe që nuk plotësojnë as kushtet elementare për ndërtim.
“Bisdohet për ndërtimet pa leje që tani janë në procedur legalizimi,më ligjin e ri që duhet aprovuar do të legalizohen objektet që janë ndërtuar deri në vitin 2019. Është problem i numrit të shtëpizave, është një numër goxha i madh, e cila ajo infrastrukturë nuk i plotëson kushtet për të gjitha ato shtëpiza, duhe të rë zgjerohet infrastruktura, rrijeti i kanalizimit, rryma” – u shpreh Havzi Rizvani, Pwrgjegjës për vikend shtëpizat nw Kodrwn Diellit.
Përndryshe Kodra e Diellit, edhe sot perballet me mungesë të infrastrukturës, kanalizimit si dhe mungesw parkingjesh që gjatë sezonit dimeror i detyron turistët që të ecin me klm në këmbë. Deri tani është bërë vetëm rikunstruimi i rruges nga Tetova deri në Kodrën e Diellit. (Visar Sadiki, TVM2)
