VMRO-DPMNE, Filipçe fshehë numrin e të vdekurve nga kovid 19
VMRO-DPMNE opozitare përmes një komunikate....

VMRO-DPMNE opozitare përmes një komunikate akuzoi ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe se ai fsheh numrin e të vdekurve nga Covid-19. Thonë se shifrat e deritanishme të shpallura nga ai nuk korenspodojnë me gjendjen reale, dhe se sipas tyre, e vërteta, sipas tyre qendron tek informacionet e institutit amerkian “Health data” ku shprehen dyshime kinse se në 100 mijë banorë në vend, nga virusi korona humbin jetën 482 persona.
“Instituti amerikan analizon se numri i të vdekurve është dyfish më i madh se sa numri zyrtar për të cilën informojnë autoritetet në Maqedoni. Do të thotë se Filipçe jo vetëm që nuk bëri asgjë në luftën me coronavirusit, por i fsheh numrat e të vdekurve”, - thonë nga kjo parti.
As nga LSDM, e as nga kabineti i ministrit Filipçe sot nuk donin ti komentojnë këto akuza. Përndryshe kjo nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE i akuzon autoritetet shëndetësore.
Prej fillim të pandemisë e deri më tani VMRO-DPMNE disa herë radhazi ka akuzuar se kjo Qeveri dhe Filipçe keq kanë menaxhuar situatën me pandeminë dhe kanë ngritur dyshimet e tyre për numrat e larta e të vdekurve nga virusi korona. (Rexhep Qamili, TVM2)
