Transportuesit dhe ndërtimtarët, të ulet çmimi i energjisë për 50%
Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Transportuesve MAKAMTRANS....

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Transportuesve MAKAMTRANS dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ndërtimit dhe Tregtarëve në Ndërtimtari, para qeverisë kërkuan uljen për 50 për qind të çmimit të energjisë elektrike dhe taksave komunale.
Këto sindikata propozojnë ulja e çmimit të përfshijë ujin, mbeturinat, ndriçimit rrugor dhe ngrohjes qendrore, me çka do tu dilej në ndihmë qytetarëve për rimëkëmbje nga pandemia.
“E përsërisim kërkesën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga gushti i vitit 2020 të mbështetur me peticion nga më shumë se 2.000 nënshkrime. Kërkesa e atëhershme për uljen e çmimit të energjisë ishte 35 për qind për shkak të përfshirjes së paligjshme në çmimin e kategorisë kushtetuese të fuqisë. E plotësuam me 15 për qind ulje shtesë në funksion të rimëkëmbjes më të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve nga pandemia aktuale” – tha Strasho Jovanov nga MAKAMTRANS.
Njëherit kërkohet ulje për 50 për qind të çmimeve të gjitha të taksave komunale dhe shërbimeve në internet dhe provajderëve dhe operatorëve telefonikë. (Rexhep Qamili, TVM2)
