Konflikti Izraelito-Palestinez, Biden: Zgjdhja e vetme me dy shtete
Zgjidhja me dy shtete është e vetmja përgjigje...

Zgjidhja me dy shtete është e vetmja përgjigje për konfliktin izraelito-palestinez, ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden, duke hedhur poshtë çdo ndryshim qëndrimi në angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit.
“Nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin tim për sigurinë e Izraelit. Asnjë ndryshim, aspak. Por unë do t’ju tregoj se ku ka ndryshim. Ndryshimi është se ne ende kemi nevojë për një zgjidhje me dy shtete. Është përgjigjja e vetme”, theksoi Biden në një konferencë shtypi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Biden theksoi se kishte folur me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe i ka treguar atij planet e tij për Autoritetin palestinez, që përfshin garantimin e sigurisë në Bregun Perëndimor.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai do të krijonte një ndihmë të madhe së bashku me kombet e tjera për të rindërtuar Gazën, pjesërisht e shkatërruar nga bombardimet izraelite që ndaluan me një armëpushim të enjten të ndërmjetësuar nga Egjipti.
