Kinë, 21 pjesmarrës në ultra maratonë humbën jetën

23.05.2021 18:09

Njëzetenjë vrapues kanë humbur jetën....

Njëzetenjë vrapues kanë humbur jetën gjatë pjesmarrjes në një maratonë pasi moti ekstrem goditi Kinën veri-perëndimore.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut përfshiu të shtunën Kinën, ndërsa mbahej ultramaratona 100 km në Yelloë River Stone Forest, një vend turistik në provincën Gansu.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhdukën. Shumë nga vrapuesit e bllokuar thuhet se vuanin nga hipotermia.

Zyrtarët thanë se 151 vrapues u konfirmuan të sigurt dhe se tetë prej tyre u plagosën. Gara filloi në orën 9:00 me kohën lokale të shtunën, kur disa nga garuesit u nisën të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe bluza.

Pjesëmarrësit e mbijetuar thanë se parashikimi kishte treguar erë dhe shi, por asgjë aq ekstreme sa ajo që ata përjetuan.

Rreth tre orë pas fillimit, një pjesë malore e garës u godit nga breshëri dhe shiu i madh, të cilët bënë që temperaturat të binin, thane zyrtarët nga qyteti i afërt Baiyin.

Shumë vrapues humbën rrugën e tyre në itinerar pasi moti ndikoi në dukshmëri.