VMRO-DPMNE dhe rektori Jankullovski kundër universitetit së Shën Kirilit dhe Metodi

23.05.2021 18:22

Lejimi që universiteti shën, shën Kirili dhe Metodi nga Tërrnova e Madhe e Bullgarisë....

Lejimi që universiteti shën, shën Kirili dhe Metodi nga Tërrnova e Madhe e Bullgarisë të hap universitet në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas kësaj partie kjo është e papranueshme dhe dëshmi se Qeveria vazhdon të dëmtojë interesat nacionale maqedonase.

“Ne themë po për arsim më cilësor, po për hyrje të universiteteve kualitative dhe të ranguara lartë të universiteteve botërore të cilët do të përmirësojnë nivelin e arsimit të lartë, mirëpo sipas të gjitha listave relevante të rangimit universiteti i Trnovës së Madhe të Bullgarisë është dy herë më dobët se sa universiteti maqedonas shën Kiril dhe Metodi dhe për 1000 vende më keq se sa universiteti “Goce Delçev “ në Shtip. Prandaj parashtrohet pyetja çfarë lëvërdie ka RVM me hapjen e këtij univesiteti të huaj” – u shpreh Velika Stojkova Serafimovska nga VMRO-DPMNE.

Ka reaguar edhe rektori i Universitetit “Kril dhe Metodij” në Shkup, Nikolla Jankullovski, i cili paralajmëroi se nëse lejohet hapja e këtij universitetri në vend do të merren masa juridike.

“Duke marrë parasysh se në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodij”  në Shkup për emrin dhe stemat i është lejuar e drejta e markës tregëtare dhe është mbrojtur në entin për pronësi industriale në RMV, nëse me regjistrimin e ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë bëhet shkelje e të drejtave tona dhe veçurisë, do të reagojmë në mënyrë adekuate dhe në rrugë legale” – ka thënë Rektori i Universitetit “Shën  Kirili dhe Metodij”, Nikolla Jankullovski.

Nga ekzekutivi kanë sqaruar se emri i universitetit bullgar nuk është i njetë me emrin e univesitetit   “Shen Kiril dhe Metodij” në Shkup, dallimi mes tyre është se univesiteti i Bullgarisë mban emrin “Shën Shën Kirili dhe Metodi” nga qyteti i Tërrnjovës së Madhe. (Rexhep Qamili, TVM2)