Kosovë, prej dy ditësh asnjë i vdekur

23.05.2021 19:15

Në Kosovë për të dytën ditë me rradhë...

Në Kosovë për të dytën ditë me rradhë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga kovid 19.

Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore nga 3 mijë e 12 të testuar janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19. Poashtu njoftohet edhe për 95 pacientë të shëruar dhe 3631 raste aktive.

Shqipëri, 2 të vdekur, 33 të infektuar dhe 131 të shëruar

Në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur ndërsa nga 2512 testime, janë regjistruar edhe 35 të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.