Botë

SHI nga Turqia e sulmoi Kobanen

29.11.2014 15:33

Pjesëtarët e grupit "Shteti Islamik” herët në mëngjes nga Turqia e sulmuan qytetin sirian Kobane, që është sulmi i parë i këtillë në rrethimin disamujor...

Pjesëtarët e grupit "Shteti Islamik” herët në mëngjes nga Turqia e sulmuan qytetin sirian Kobane, që është sulmi i parë i këtillë në rrethimin disamujor të këtij qyteti në kufirin midis dy shteteve, njoftuan funksionarë sirianë.
 
Zëdhënësi i partisë siriane kurde Unioni Demokratik Naval Halil deklaroi se pjesëtarët e SHI-së në Turqi e kanë sulmuar vendkalimin kufitar, i cili e lidh shtetin me Kobanen.
 
Halil dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut, grup për monitorim me seli në Londër, konfirmuan se ofensiva e islamistëve ka filluar me sulm vetëvrasës në të cilin kanë marrë pjesë një automjet i blinduar, në vendkalimin kufitar.
 
Sipas të dhënave të aktivistëve, pastaj përleshjet u zgjeruan nëpër gjithë qytetin, ndërsa edhe një automobil-bombë është aktivizuar në jug.
 
 Të paktën 30 luftëtarë të të dyja palëve deri më tani e kanë humbur jetën, midis të cilëve 21 pjesëtarë të SHI-së dhe nëntë pjesëtarë të forcave kurde, njoftoi drejtori i observatorit Rami Abdul Rahman.
 
Paraprakisht ministri sirian i Punëve të Jashtme Valid al Mualem deklaroi se sulmet ajrpre nuk e kanë dobësuar SHI-së dhe se nevojitet presion ndaj Turqisë që ta përforcojë kontrollin e kufirit që të pengohet lëvizja e ekstremistëve./MIA