Maqedoni

Parashikimi i motit

24.05.2021 09:00

Moti sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin...

Moti sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë edhe vranësira lokale, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri 34 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 31 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë celcius.