Në RMV shënohet 24 maji - Dita e Shën Kirilit dhe Metodit
Universiteti Kirili dhe Metodi në Shkup tradicionalisht feston 24 majin...

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, tradicionalisht feston 24 majin - Ditën e rilindasve sllav të shenjtoreve, Kirilit dhe Metodit, si dhe përvjetorin e themelimit të tij si universitet. Sivjet ky përvjetor nga ana e universitetit do të shënohet pa manifestimet e zakonshme për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19.
Me rastin e kësaj dite pritet që delegacione të larta shtetërore, trupi diplomatik dhe organizata socio-politike, gjatë ditës të vendosin kurora lulesh para bustit të shenjtorëve, nën protokollet e parashikuara për mbrojtje nga Kovid-19. Për shkak të situatës me KOVID-19, presidenti Stevo Pendarovski dhe homologu i tij bullgar, Rumen Radev, së bashku do të bëjnë homazhe pranë shenjtorëve dhe rilindasve slloven, Kirilit dhe Metodit në Romë. Vizita e tyre është planifikuar për 26 dhe 27 maj të këtij viti.
Me rastin e kësaj dite, edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, uroi rektorin e universitetit me rastin e shënimit të përvjetorit nga themelimi i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Zaev në mesazhin e urimit mes tjerash thotë se historia e universitetit është pjesë e pandashme e Maqedonisë së Veriut që gjatë 72 viteve të kaluara, si universitet i parë shtetëror i vendit, e ka plotësuar misionin e njërës nga shtyllat e shtetësisë sonë, ka thënë mes tjerash në mesazhin e tij urues kryeministri, Zoran Zaev.
