Botë
Rënia e teleferikut në Itali, shkon në 14 numri i viktimave
24.05.2021 11:15
Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë....

Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë.
Mediat fqinje shkruajnë se një nga fëmijët që ishte transportuar në gjendje të rëndë në spital, ka ndërruar jetë. Viktima është një i mitur 9 vjeç, ndërsa një 5-vjeçar është ende i shtruar në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën.
“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, por pas disa orësh, duke provuar gjithçka, nuk mundëm t’ia dilnim dot”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i spitalit, i informuar nga mjekët që ndoqën trajtimin e të miturit.
