Botë

Konfliktin izraelito-palestinez, vazhdon të respektohet armëpushimi

24.05.2021 11:43

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u respektua për të tretën ditë prej të dielën....

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u respektua për të tretën ditë prej të dielën, ndërsa autoritetet në Gaza dhe Agjencia Ndërkombëtare e Shëndetësisë nxituan të trajtojnë 1 mijë e 900 njerëz të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.
 
Në Jerusalem, policia izraelite, pa ndonjë incident, lejoi hyrjen e vizitorëve hebrenj në një vend të debatuar në kompleksin e xhamisë al-Aksa, që është i shenjtë si për hebrenjtë, ashtu edhe për myslimanët. Konflikti në al-Aksa ishte një nga përplasjet e hershme që shkaktuan 11 ditë sulme ndërkufitare midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza para se të hynte në fuqi një armëpushim të premten. Luftimet më të ashpra në rajon që nga viti 2014, lanë 248 njerëz të vdekur në Gaza dhe 13 në Izrael. Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, asgjësoi shumë nga raketat e lëshuara nga Gaza. Pas ndërprerjes së konfliktit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara besojnë se është koha për një zgjidhje që jep "të drejta të barabarta si për izraelitët ashtu edhe palestinezët".