Covid-19, vetëm 5 pacientë të rinj në 24 orë në Shkup
Në 24 orët e fundit, në qendrat kovid në Shkup kishte vetëm 5 pranime të reja të pacientëve pozitivë ndaj Covid 19....

Në 24 orët e fundit, në qendrat Kovid në Shkup kishte vetëm 5 pranime të reja të pacientëve pozitivë ndaj Covid-19. Një total prej 317 pacientësh pozitivë, ose të dyshuar për Covid-19, janë duke u trajtuar ndërkohë në spitalet në të gjithë vendin. Prej tyre, 131 pacientë janë në qendrat e Covidit në Shkup.
Shumica trajtohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive 64, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" janë 49 dhe në Institutin për TBC trajtohen 18 pacientë. 186 pacientët e tjerë po trajtohen në spitalet e qyteteve të tjera. Shumica janë në Kumanovë - 34 dhe spitali i Ohrit - 25. Spitali në Strugë ka 21 pacientë, në Shtip 20, Manastir 17, Veles dhe Strumicë 16, Prilep 12, Kërçovë 7, Gostivar 5, Kavadarc 5, Tetovë 4 dhe Kocan 4 pacientë të shtruar. Në të gjitha spitalet në vend aktualisht ka 565 shtretër të lirë tregon raporti i fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
