Covid-19, 18 të vdekur, 7 të infektuar e 71 të shëruar
24 orët e fundit në vend kanë shënuar numër më të madh.....

24 orët e fundit në vend kanë shënuar numër më të madh të viktimave nga Covid-19, se sa numri i infektimeve të reja. Nga 1418 testime të realizuara janë regjistruar 7 raste të reja më COVID-19, 71 pacientë janë shëruar, teksa kanë humbur jetën 18 persona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Numrin e viktimave e kryeson qyteti i Shkupit, ndërsa mosha e viktimave është prej 41 deri më 92 vjet.
Nga personat e paraqitur, 9 kanë vdekur në kushte shtëpie, ndërsa 9 të tjerët në kushte spitalore.
Edhe më tej kryeqyteti kryeson me numrin e rasteve aktive me COVID-19 me gjithsej 1129 raste, ndërsa pasojnë Kumanova dhe Prilepi.
Vetëm 5 pacientë të rinj në 24 orë në Shkup
Në 24 orët e fundit, në qendrat Kovid në Shkup janë paraqitur vetëm 5 pranime të reja të pacientëve pozitivë ndaj Covid-19. Një total prej 317 pacientësh pozitivë ose të dyshuar për Covid-19, janë duke u trajtuar ndërkohë në spitalet në të gjithë vendin. Prej tyre, 131 pacientë janë në qendrat Covidit në Shkup.
Në të gjitha spitalet në vend aktualisht ka 565 shtretër të lirë tregon raporti i fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Imunizimi, 259 577 qytetarë të vaksinuar
Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë deri më ditën e djeshme në vendin tonë janë vaksinuar 220 733 qytetarë. Dozën e parë gjatë ditës së djeshme e pranuan 4123 qytetarë ndërsa dozën e dytë 25 qytetarë. Në RMV në përgjithësi janë aplikuar 259 577 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 38 806 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit 45.7% e popullsisë mbi 70 vjet kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës,39 % e popullsisë mbi 65 vjet janë vaksinuar të paktën me 1 dozë. Sipas Ministrisë së shëndetësisë vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit .Deri më tani 398243 qytetarë kanë shprehur interes të vaksinohen. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
