Kodi Zgjedhor, pezull ndryshimet në një model zgjedhor
Bisedimet për ndryshimet në kodin zgjedhor....

Bisedimet për ndryshimet në kodin zgjedhor që kanë të bëjnë për një model zgjedhor mbeten pezull. Pasi qeveria tërhoqi propozim ligjin për ta ripërpunuar, VMRO–DPMNE kanë fajësuar socialdemokratët se nuk mund të merren vesh me partnerët e tyre të koalicionit.
Edhe pse dy partitë më të mëdha maqedonase janë për një model zgjedhor, nga BDI janë shprehur se tani nuk është koha për ndryshim të modelit zgjedhor.
Se si do të vijojnë bisedimet në nivel të ekspertëve, nga VMRO – DPMNE pa detaje.
“Bisedimet për ndryshimet e kodit zgjedhor, ku janë përfshirë ndryshimet e modelit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, po realizohen në nivelin e grupit të ekspertëve. Atëherë kur do të ketë ndonjë përparim ose ndonjë rezultat nga ato bisedime, ne do ti publikojmë para opinionit.”,- tha zëdhënësi i VMRO–DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Nga LSDM optimistë në arritjen e vendimit konsensual këtë javë.
“Cilido vendim që do të merret, duhet të jetë me konsensus. Periudhën që vijon presim që bisedimet në grupet e punës të intensifikohen dhe të kemi rezultat përfundimtarë. Unë besoj se me dialog dhe me mirëkuptim të ndërsjellë duke respektuar qëndrimet e secilës palë të përfshirë, e jo vetëm të dy partive politike në pushtet, do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje ideale.”,- theksoi deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinova Stojçevska.
Përderisa një njësi zgjedhore premtohej nga LSDM, partitë e vogla e aktualizuan ndryshimin e shpejtuar të Kodit Zgjedhor.
Lidhja Demokratike dhe DOM konsiderojnë se me ngecjet i shkohet për shtati vetëm BDI-së, ndërkaq “E Majta” konsideron se modeli aktual favorizon dy parti politike. (Meral Ismaili, TVM2)
