Maqedoni

Ivanov, Përvanov dhe Topi: Liderë të rinj, bëhuni kreativ

29.11.2014 17:27

Me rastin e konferencës vjetorë të liderëve të rinj, të organizuar në Ohër, kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov...

Me rastin e konferencës vjetorë të liderëve të rinj, të organizuar në Ohër, kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov në ligjeratën e tij theksoi se jetojmë në një botë në të cilën shumë ndryshe funksionojnë edhe politika edhe ekonomia, edhe siguria edhe komunikimet. Në atë botë janë të nevojshëm lider të cilët do të dinë të sjellin vendime. 
 
“Ne, tretë, kur kemi qenë në shoqëritë akademike, e kemi ditur që të kemi qëndrime tona në bazë të hulumtimeve individuale tona, analizave dhe asaj që e kemi pas arritur si kapital në shoqërinë akademike dhe kemi mundur që të sjellim qëndrime dhe mendime dhe në pajtueshmëri me kohën i kemi ndryshuar. Por, kur jeni lider dhe kur jeni politikan, nga vendimet që i sjellin do të varet edhe ajo se sa do të respektoheni”, shprehet kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov.
 
Ish kryetari i Bullgarisë Gjorgji Prvanov pas fjalimit të mbajtur para pjesëmarrësve në konferencë , u paraqit me vlerësimin se një lider i vërtet duhet të jetë vizionar, të sjell zgjidhje të guximshme, të jetë ai që i udhëheq, pa marrë parasysh se ndonjëherë do të duhet të sjell edhe vendime jo popullore.
 
Për ish kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topi, secili lidership i ri që ndërtohet mbi demagogji të zbrazët është ide e humbur, ndërsa politika e krijuar prej ideve të tilla është e shkretë.
 
“Atë që ne duhet ta bëjmë është që të krijojmë politikë të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv, duke ndërtuar ura që do të lidhin bashkërisht të paraqitemi në luftën për ardhmëri më të mirë. Secili nga ne personalisht ta japë maksimumin për realizim të idesë për rregullim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nga e cila do të dalin përfitime në kuptim shumë më të gjerë", theksoi Topi.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI