Maqedoni

Shën Kirili dhe Metodi, LSDM: Sollëm ligj të ri për mbrojtjen e maqedonishtes

24.05.2021 18:50

Në Ditën e Vëllezërve Kirili dhe Metodi, LSDM i përkujtoi opinionit se ishte qeveria e drejtuar...

Në Ditën e Vëllezërve Kirili dhe Metodi, LSDM i përkujtoi opinionit se ishte qeveria e drejtuar prej saj ajo që dy vite më parë shpalli 5 majin si Ditën e Gjuhës Maqedonase, për nder të 5 majit 1945.
 
Njëkohësisht është miratuar Ligji i ri për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase, përmes të cilit bëhet mbrojtja, promovimi dhe pasurimi i maqedonishtes. 
 
“Ne vazhdojmë të mbështesim një numër të madh të veprave letrare nga veprimtaria botuese e Institutit për Gjuhën Maqedonase, si një kontribut në pasurimin dhe promovimin e gjuhës maqedonase. Ky 2021 është një vit në shenjën e 100 vjetorit të lindjes së të madhit, Bllazhe Koneski, si më meritori për vendosjen e gjuhës standarde maqedonase. Pikërisht për nder të tij, kjo festë është pjesë e Kalendarit të përvjetorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të mbështetur nga UNESCO.”,- deklaroi Bisera Kostadinova Stojcevska nga LSDM.
 
Këtë vit, për nder të kësaj dite u promovua një fjalor dixhital interpretues i gjuhës maqedonase me mbi 100 mijë fjalë.