Komisioni Hetimor, Meta: S’u përgjigjem strukturave pa legjitimitet
Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar përfundimisht ftesën e Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore...

Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar përfundimisht ftesën e Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore mbi pretendimet e mazhorancës se ka kryer shkelje të rënda të kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore. Në këto kushte, deputetët Klotilda Bushka dhe Spartak Braho kanë propozuar marrjen me forcë të presidentit.
Por, ky propozim nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të Komisionit Hetimor si Vasilika Hysi apo Myslim Murrizi.
Kjo është java e fundit e aktivitetit të Komisionit Hetimor ndaj dhe pritet hartimi i raportit përfundimtar që do të paraqitet në seancë plenare në Parlament për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.
LULJETA NDOKA
