Maqedoni

DAP u bën thirrje qytetarëve ti shlyejnë borxhet ndaj shtetit

29.11.2014 17:35

Festat e fund vitit përkujtojnë obligimin e të gjith qytetarëve për shlyerjen e borxheve të tyre ndaj shtetit...

TVM- 2 vizitoi  disa nga sportelet të Drejtorisë së Ardhurave Publike ku qytetarët duhet të bëjnë pagesat në kohë.  Mirëpo sa qytetarët praktikojnë këtë gjë, dhe sa kanë shprehi ti paguajnë me kohë borxhet ndaj shtetit, na tregon anketa në vazhdim. 
 
“E kështu tju themë nëse ke të holla do ti shlyesh të gjitha borxhet ndaj shtetit, ndërsa nëse nuk ke , nuk mund ti paguash në kohë.Unë për vete i shlyej të gjitha borxhet dhe bëjmë llogari, që në fillim të muajit ti paguajt të gjitha fatuarat dhe borxhet qe kemi”, shprehet qytetari.
 
“Varet, dikush i shlyejnë borxhet më herët ndërsa dikush e presin kohën e fundit:Unë  ndonëse nuk  kam marrë ndonjë vëretje, erdha këtu të  informohen  rreth faturave të televizionit”, shprehet qytetari.
 
Deri më 31 janar të vitit 2015  do të jenë  aktuale listat vjetore të bujqëve për  paraqitjen e të ardhurave  publike. Nga kontakt Qendra e  DAP-it u bëjnë thirje bujqëve që ti paraqesin të ardhurat të tyre vjetore, sepse pas vitit të ri do të  krijohet fluks më i madh qytetarësh në sportelet e DAP-it për shkak të listatave vjetore tatimore të cilat do ti  paraqesin  rreth 200 mijë qytetarë.  
 
“Në këtë periudh të vitit Drejtoria e Ardhurave Publike punon me  një intezitet të madh, ndërsa edhe më e shtuar pritet të jetë pas festave të fund vitit, ku  presim vetëm këtu në Kontakt Qendrën të DAP-it të dërzohen mbi 60 mijë padi vjetore të tatimit”, shprehet Mihajlo Mihajllov nga DAP.
 
Personat fizik dhe jurdik të cilët nuk ju përbahen rregullave ligjore për tu shlyer borxhet e tyre të obligueshme ndaj shtetit, përballën me insitucionit përmbarues.
 
Sipas  tyre, borxhlinj më të mëdhenj  janë qytetarët ndaj bankave, ndërsa  numri më i madh i lëndëve  kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike. Disciplina finaciare është përmisuar dukshëm në sferën e kredive të mara nga qytetarët, por akoma ka për të punuar në këtë drejtim, thonë përmbaruesit.   
 
“Në mënyrë drastike është ulur mos pagesa e kredive,ose e thënë ndryshe është rritur pagesa vullnetare e kredive nga ana e qytetarëve. Në kontakt me bankat ata na tregojnë neve se nëse për shembull kemi 100 debitor më parë rreth 90 për qind porej tyre  kanë përfunduar në procedur e përmbaruesit, ndërsa sot, kjo përqindje është deri në 50 për qind. Kjo do me thonë se pes fish është rriturur numri i atyre që paguajnë kredi”, shprehet permbaruesi Gordan Stankoviq.
 
Megjithatë vetedijesimi i qytetarëve është faktor kryesor për përmisimin e gjendjes faktike duke  mos harruar edhe faktin se  çdo sjellje në kundërshtim me normat  ligjore do të sanksionohet nga përmbaruesit.
 
REXHEP QAMILI