Maqedoni

Parashikimi i motit

25.05.2021 08:59

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë edhe vranësira lokale në disa vende. Era do të jetë në drejtim jugor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 25 deri 33 gradë celcius.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të shkojë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 33 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë celcius.