Maqedoni
Rritet interesimi për vaksinim kundër Covid-19
25.05.2021 10:43
Interesimi i qytetarëve të RMV-së për vaksinim kundër coronavirusit rritet vazhimisht....

Interesimi i qytetarëve të RMV-së për vaksinim kundër coronavirusit rritet vazhimisht.
Deri dje 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar, duke aplikuar në platformën vakcinacija.mk. Ndërsa 220.733 qytetarë e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje njoftoi se kanë arritur edhe 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesi “Pfizer”, prej të cilave 5.850 janë nga negociatat e drejtpërdrejta e prodhuesin, ndërsa 4.680 nga BE-ja, që janë siguruar nëpërmjet marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe”.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër. Ndryshe, ditëve të fundit numri i të infektuarve të rinj me COVID-19 ka shënuar ulje të madhe. Me këtë është ulur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar edhe rasteve aktive. Autoritetet shëndetësore në raportin e fundit njoftojnë se nga 1418 testime të realizuara, janë regjistruar 7 raste të reja më COVID 19, 71 pacientë janë shëruar, teksa kanë humbur jetën 18 persona.
