Botë
OBSH: 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër Covid-19
25.05.2021 11:03
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se parashikojnë që të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër koronavirusit të ri, teksa ofronin shërbim ndaj të tjerëve.
Ghebreyesus theksoi se të gjithë duhet të kryejnë detyrën për të garantuar sigurinë e punonjësve të shëndetësisë dhe se prodhuesit duhet të rrisin furnizimin e pajisjeve të mbrojtjes personale. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së nënvizoi se shumë punonjës të shëndetësisë në nivel global e ndiejnë veten të pashpresë dhe të pambrojtur për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale dhe mungesës së qasjes në mjetet e tjera vaksinuese.
“Punonjësit e shëndetësisë kanë kryer punë ‘heroike’, por ata nuk janë ‘super heronj’. Edhe ata janë njerëz si ne. Djersitin, nervozohen, qeshin dhe qajnë”, u shpreh Ghebreyesus. Ghebreyesus, u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për nder të punonjësve të shëndetësisë që luftojnë në të gjithë botën me COVID-19.
