Maqedoni

VMRO – DPMNE: Jo rritjes së taksave, Zaev të shkurtojë tenderët

25.05.2021 11:40

Në vend të rritjes së taksave dhe futjes së taksave të reja, Zaev duhet të shkurtojë tenderët...

Në vend të rritjes së taksave dhe futjes së taksave të reja, Zaev duhet të shkurtojë tenderët dhe punësimet e ushtarëve partiak në administrate, akuzon VMRO- DPMNE.
 
"Rritja e taksave dhe goditja në xhepat e popullit nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhje për borxhet që na hodhi Zaev, për të cilat kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë. Dhe që Zaev e ka sjellë vendin në një rrugë pa krye me pretendimin se duhet të ketë rritje të taksave është edhe qëndrimi i Taki Fitit nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. LSDM përsëri bën një gabim me këtë politikë dhe e shtyn Maqedoninë në një situatë edhe më të keqe. Në vend të rritjes së taksave, le të shkurtojë Zaev tenderët që shpallen çdo ditë dhe kontratat në katër sy. Prokurimi duhet të jetë i disponueshëm vetëm për gjërat e domosdoshme. Në vend që të merret nga populli, le të ndalojë Zaev të mbushë administratën publike me kuadro partiak. Drejtoria e të ardhurave Publike  e Lukarevskës duhet të merret me ekonominë gri dhe në vend që të tolerojë debitorët afër Zaevit, le të fillojë të mbushë buxhetin me ata që nuk paguajnë taksa dhe janë konkurrencë e pandershme për të gjithë. Njerëzit nuk duhet të jenë viktima", reagojnë nga VMRO – DPMNE.