Botë

SHBA, 5 persona humbin jetën pas një sulmi me armë zjarri

25.05.2021 12:39

Të paktën pesë persona humbën jetën pas disa të shtënave me armë zjarri...

Të paktën pesë persona humbën jetën pas disa të shtënave me armë zjarri, në West Jefferson, në periferi të Ohio Columbus.
 
Mediet e huaja shkruajnë se tre njerëz u gjetën të vdekur në ndërtesë, ndërsa të tjerët u gjetën jashtë të njëjtës ndërtesë, megjithëse numri i saktë i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.
 
Në të njëjtën kohë, WCMH raportoi se skena e krimit ndodhi në një shtëpi në West Jefferson, një qytet me rreth 4,000 njerëz në perëndim të Columbus.
 
Policia u njoftua për të shtënat nga një kalimtar dhe ka filluar kërkimet për një të dyshuar dhe prova.
 
Zyra e Sherifit të Qarkut Ohio dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Madison thuhet se po ndihmojnë Policinë e West Jefferson në hetim./Top Channel