Maqedoni

Banka Eurostandart: Gjykata Kushtetuese vendos në dobi të kursimtarëve

25.05.2021 13:50

Gjykata Kushtetuese e RMV-së ka vendosur në dobi të kursimtarëve në bankën e falimentuar Eurostandart....

Gjykata Kushtetuese e RMV-së ka vendosur në dobi të kursimtarëve në bankën e falimentuar Eurostandart, duke anuluar kështu nenin 163, paragrafi 3 nga Ligji për Bankat. Iniciativën për kushtetutshmërinë e këtij neni e parashtroi Shoqata e Kursimtarëve të Dëmtuar Fizik dhe Juridik nga Banka Eurostandart "Drejtësi për kursimtarët". Sipas tyre, të cilëve të gjithë kursimtarët duhet të trajtohen njësoj dhe ato me investim kursimi deri 30 mijë euro, ato që kanë pasur mbi 30 mijë euro, por edhe kompanitë që nuk janë të mbrojtura nga ligjet e vendit me një shumë minimale në rast të dështimit të bankës.
 
“Nuk bëhet fjalë për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit bankar dhe financiar. Behët fjalë për vendim të keq ligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën më të cilën personat fizik e posaçërisht ato juridik si deponent në banka në rast të falimentimit vihen në pozitë jo të barabartë dhe diskriminuese në krahasim me Fondin për sigurimin e depozitëve shtetërorë.”,- tha Kristijan veliçkovski nga “Eurostandart”.
 
Nga Shoqata e bankës vlerësuan pozitivisht vendimin meritorë të gjykatës Kushtetuese. Leja për punë e Bankës “Eurostandart” iu morë në gusht të vitit të kaluar. Sipas kursimtarëve, bëhet fjalë për dispozitë shumë të rëndësishme ligjore, e cila në thelb mund të shkaktojë reforma në legjislacionin në fushën e sistemit bankar. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI